Një sinjal për lënde plasëse në automjet në orët e para të mëngjesit ka alarmuar policinë e Vlorës.

Forcat xheniere janë ende duke kontrolluar makinën për të parë nëse ka apo jo lëndë plasëse në makinë.

Makina e tipit “BMW”në pronësi të një gruaje nga Vlora, u gjet pakoja me eksploziv. Policia dhe forcat kanë marrë në komisariat automejtin dhe po bëhet kontrolli i nevojshëm.

Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar të gjitha pamjrt filmike në zonën e paraburgimit të Vlorës, ku ka qenë edhe parkuar makina, në momentin që është gjetur eksplozivi dhe po hetohet për autorët. Motivi nuk është ende i qartë për Policinë e Vlorës. 

 

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re