Epidemia nga koronavirusi tashmë ka marrë të tjera dimensione të cilat shfaqen më agresive, dhe po infekton edhe bluzat e bardha.

Covid-19 është futur deri më tani gati në të gjithë repartet dhe pavijonet e Spitaleve në QSUT, por edhe tek Trauma.

Janë konfirmuar pozitiv për Covid-19 tre raste nga personeli shëndetësor në Spitalin e Traumës.

Menjëherë pas konfirmimit pozitiv të anëtarëve të stafit, personeli mjekësor i Traumës ka kërkuar bërjen e tamponëve.

Më herët u njoftua se ishte një mjek i infektuar tek Trauma, por ABC News ka mësuar se kanë rezultuar pozitiv tre raste nga ky spital.

Bëhet fjalë për një mjek ortoped, një specializant dhe një infermier, i cili ishte konfirmuar pozitiv pak ditë më herët.

Dyshohet se të tre rastet gjatë kohës së ushtrimit të detyrës në repartet përkatëse kanë patur kontakte të shumta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re