Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Zv.kryetari i Sindikatës së Mësuesve Isa Halilaj ka dhënë alarmin, duke deklaruar se arsimi shqiptar sot ndodhet në udhëkryq.

 

Nga studio e Quo Vadis në Vizion Plus, Halilaj tha se familjet shqiptare e kanë në prioritet arsimimin e fëmijëve dhe harxhojnë më shumë nga buxheti i tyre, por thekson se kjo gjë nuk është në vëmendje të qeverive.

 

“Arsimi shqiptar ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm, sepse ka vite që nuk ka vëmendjen e duhur të qeverive. Arsimi nga familjet shqiptare konsiderohet si prioritet arsimimi i fëmijëve dhe sipas Bankës Botërore, familjet shqiptare nga buxheti i tyre shpenzojnë më shumë se europianët e tjerë për shkollimin e fëmijëve. Qeveritë nuk janë në të njëjtën linjë me interesin e shqiptarëve dhe po shfaqet një disnivel i ofrimit të shkollimit në Shqipëri”, tha ai.

 

Më tej Halili tha se ka shkolla sot në periferi që mungon ndriçimi dhe nxënësit mësojnë me kandila. Një tjetër problematikë sipas tij është edhe mungesa e stafit akademik.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re