Sevim Arbana, aktiviste për të Drejtat e Njeriut ka ngritur alarmin për mungesën e statistikave ne vendin tonë për ngjarjet kriminale.

Në studion e “Qou Vadis”, Arbana tha se është vërtët nja kaos shumë i madh në vendin tonë.

 

“Është një kaos i vërtetë, s’ ka statistikë për asgjë, as për të papunët, as për të pastrehët, as për të dhunuarit. S’ ka statistikë për ngacmimet seksuale, as për ngacmimin seksual ndaj të sëmurëve mendorë. Është vërtet një kaos kaq i madh, është një shtet në vazhimësi që është mbajtur me llafollogji dhe me dokra”, u shpreh Arbana.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re