Shqipëria duhet të shtyjë përpara reformat për të inkurajuar investimet, tha të hënën stafi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, por gjithashtu i vuri në dukje qeverisë shqiptare se plani i investimeve publike prej 1 miliardë euro që paraqiste “rreziqe substanciale”.

Politikat duhet të adresojnë sfidat që dalin nga borxhi i lartë publik, kreditë e ulta dhe institucionet e dobëta që pengojnë investimet“, – tha stafi i FMN-së në një deklaratë në fund të një vizite 10-ditore në Shqipëri.

FMN i dha hua 330 milionë euro Shqipërisë për ta ndihmuar në rregullimin e financave të saj, në një program që filloi nga shkurti i vitit 2014 deri në shkurt 2017.

Sipas programit të financuar së fundmi nga Fondi, autoritetet ulën dobësitë fiskale dhe financiare, por përpjekjet e mëtejshme nevojiten për të çimentuar këto përfitime,” – tha misioni i Fondit. Qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama planifikon të shpenzojë rreth një miliard euro për projektet e infrastrukturës gjatë katër viteve të ardhshme. Stafi i FMN tha se qeveria duhet të përdorë kompetencat e zgjeruara të Ministrisë së Financave për të monitoruar partneritetet publike-private.

Axhenda ambicioze e autoriteteve për investime publike përmes PPP-ve paraqet rreziqe të konsiderueshme fiskale. Në kundërshtim me praktikën aktuale, ndikimi i PPP-ve në llogaritë fiskale dhe borxhin publik duhet të reflektohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me normat ndërkombëtare“, – shtoi deklarata e stafit të FMN.

FMN është e shqetësuar se qeveria do të shkaktojë rritjen e borxhit, siç bëri qeveria e kaluar, duke i detyruar socialistët të fillonin mandatin e tyre të parë të me borxhe që shkonin deri në 720 milionë dollarë.

Borxhi publik, duke përfshirë vonesat e papaguara, parashikohet të bjerë nga 73.3 përqind e prodhimit të brendshëm bruto në fund të vitit 2016 në 71.5 përqind të PBB-së në fund të këtij viti. Pa masat e politikës tatimore, duhet të bjerë në rreth 63.5 për qind të PBB-së deri në vitin 2021”, – u shpreh FMN.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re