Aeroporti i Londrës është mbyllur pasi pranë tij është gjetur një bombë e Luftës II Botërore.

BBC, cituar nga Syri.net, njofton se “London City Airport” është mbyllur pasi një Bombë e Luftës II Botërore u gjet pranë lumit Thames.

Aeroporti do të mbyllet gjithë ditën dhe të gjitha fluturimet janë anulluar, ç’’ka do të ndikojë në 16 mijë pasagjerë, tha zëdhënësi .

Bomba u zbulua në orën 5:00 GMT të dielën në George V Dock gjatë punimeve të parashikuara në aeroportin në lindje të Londrës, tha Policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re