Në Berat, gratë po i braktisin burrat. Mbi 330 çifte u divorcuan në Berat vitin e kaluar. Në një kohë që në gjykatë shkuan mbi 400 kërkesa. Fakti është se numri më i lartë i atyre që kërkojnë të ndahen janë femrat. Zgjidhja e martesave në këtë zonë ka për shkak kryesisht emigracionin e bashkëshortëve jashtë vendit, mungesa e besnikërisë, kushtet e vështira ekonomike, diferencat kulturore dhe arsimore.

“Është një zgjidhje e mençur kur palët vijnë në gjyq pa kaluar tek lindja e fëmijëve dhe kjo kalohet me një dhimbje sa më të vogël. Kur çështjet na vijnë me një fëmijë, me dy, me tre, këtu bëhet më e vështirë ndarja sepse shtohet problematika se me kë do të shkojnë fëmijët”.

Sipas shifrave të gjykatës, divorcet në Berat kanë ardhur në rritje nga viti në vit. Në vitin 2017 u ndanë 150 çifte dhe vetëm një vit më pas kjo shifër u dyfishua.

“Ka pothuajse përditë çështje të divorcit të shpërndara te avokatët. Ka çështje që vijnë për shkaqe ekonomike”.

Muajt Janar dhe Gusht janë dy muajt që regjistrojnë numrin më të madh të kërkesave që vijnë për divorce në Gjykatën e Beratit. Kjo për shkak se në këtë periudhë kthehen nga emigrimi bashkëshortët për të mbyllur procedurat. Të njëtat burime zyrtare konfirmojnë se 65% e kërkesave për divorc vijnë nga gratë dhe 35% nga burrat./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re