12 persona me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Fier, i cili renditet si qarku i katërt me shifrën më të lartë të rasteve aktive. (Lexo ketu) Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se vetëm një prej rasteve ishte në Patos, i cili rezulton të jetë një futbollist rreth 30 vjeç.

Dyshohet se mund të jetë infektuar në Tiranë pasi ka dhënë provime në kryeqytet por gjithashtu ka luajtur edhe ndeshje bashkë me ekipin në Librazhd. Këto të dhëna mund të shkaktojnë panik në të dyja ekipet pasi rrezikohet që të ketë përhapje të sëmundjes tek lojtarët e tjerë.

Ndërsa në Fier, dyshohet se mes të infektuarve është edhe një familje e një gjyqtari që shërben në gjykatën e qytetit. Sipas burimeve të  fundit nga ISHP, rastet dhe vatrat e reja me  infektim të  Covid 19 në  Fier kanë ndodhur për  shkak të frekuentimit të plazheve dhe dasmave në kushte shtëpie pasi ka mungesë të zbatimit të distancimit edhe mes familjarëve.

Sic ka bërë shpesh thirrje Ministria e Shëndetësisë, dasmat masive duhet të ndalohen dhe nëpër shtëpi. Gjithashtu edhe plazhet po kthehen në vatër infeksionesh,pasi shezlongët duhet të jenë pa shtresën prej rrobe, që të lahen dhe dezinfektohen më lehtë dhe të sigurt. Sugjerohet që pushuesit të përdorin peshqirët e tyre. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re