Agjencia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar se vetëm në vitin 2018, janë trafikuar në Britani 947 shqiptarë. Sipas kësaj agjencie, personat e trafikuar shfrytëzohen për prostitucion dhe aktivitete kriminale.

Në total janë 6 993 viktima të kombësive të ndryshme, ku shqiptarët përbëjnë një prej grupeve më të mëdha, pasi 13% e viktimave të identifikuara janë me kombësi shqiptare. Ato shfrytëzohen për punë të detyruar, prostitucion ose aktivitet kriminal. Trafiku i qënieve njerëzore sipas drejtuesit të projektit në Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin Patrick Burland ka ardhur si pasojë e shërbimeve të kufizuara financiare, arsimore, punësimit, kujdesit shëndetësor si dhe mungesës së mundësive reale për të përmirësuar standardet e jetesës në vendet e tyre. IOM thotë se fenomeni është bërë pjesë e diskutimeve në Parlamentin e Britanisë së Madhe përmes raportit “Ndërmjet dy Zjarresh” hartuar nga kjo organizatë dhe Universiteti i Bedfordshire.

Titulli i studimit sipas kërkueses Patricia Hynes lindi nga
deklaratat e disa femrave shqiptare, të cilat kanë përshkruar se si kanë
përfunduar në situatat e shfrytëzimit.Vendet e origjinës së këtyre
viktimave theksohet në raport duhet të rrisin mekanizmat mbrojtës, duke
mbështetur gratë dhe familjet e tyre, teksa përballen me diskriminimet e
shoqërisë. Ndërkohë që më herët ka qenë Departamenti Amerikan i të
Shtetit i cili qershorin e vitit 2108 në raportin për trafikimin e
personave shprehet se qeveria shqiptare nuk përmbush plotësisht
standardet minimale për eliminimin e trafikimit.

Më pas, në Raportin e fundit të të Drejtave të Njeriut Shqipëria u
kritikua për mungesën e zbatimit të ligjeve kundër trafikimit të qenieve
njerëzore, duke vënë në dukje se vetëm një numër i vogël i autorëve të
veprave penale janë ndjekur apo dënuar. Kritika të tjera u bënë kundër
mungesës së zbatimit të ligjeve të hartuara për të mbrojtur gratë dhe
vajzat nga dhuna dhe sulmet seksuale.

5

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re