Është rikthyer në funskion Aeroporti i Prishtinës pas një alarmi për bombë, më herët këtë të mërkurë.

 

 

Pas kontrolleve nga strukturat përkatëse ka rezultuar se nuk ka asnjë mjet shpëthyes në ambjentet e aeroportit dhe alarmi ka qenë I rremë.

 

 

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Shtesë

 

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë lëshohet në qarkullim

 

Prishtinë, më 28 dhjetor 2022

 

Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara.

 

Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj  i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re