Mjeke Pediatre

Fruthi është sëmundje infektive që përhapet shumë lehtë nga personi në person, dhe shkakton sëmundje serioze.

➡ Cilat janë simptomat e fruthit?

  • Temperatura e larte, deri ne 40 grade
  • Humbje e oreksit, lodhje
  • Njollat në gojë – Këto mund të duken si kokrra kripe.
  • Sy të skuqur
  • Skuqje e lëkurës (Rash) që fillon në fytyrë dhe përhapet në trup
  • Kollë
  • Dhimbje fyti

➡ Si përhapet fruthi?

Nëse nuk keni kaluar me parë, ose nuk jeni te vaksinuar ndaj fruthit mund të sëmureni.  Kjo mund të ndodhë nëse jeni pranë një personi të infektuar ose shkoni diku ku ka qenë një person i infektuar. Grimcat e virusit mund të qëndrojne deri në 2 orë me pas, në ambientin ku ka qenë personi i infektuar.

➡ Personat që janë në rrezik për fruthin përfshijnë:

  • Fëmijët shumë të vegjël për t’u vaksinuar kundër fruthit, grupmosha 0-1 vjeç
  • Personat që për arsye të ndryshme nuk kane bërë vaksinën

➡ A ka një test për fruthin?

Po, këto teste rekomandohen nga mjeku.

➡ A mund të parandalohet fruthi?

Po. Vaksina MMR parandalon infeksionin, vaksinimi bëhet në moshën 1 dhe 5 vjeç.

➡ A shkakton autizëm vaksina MMR?

Jo. Pasi bënë shumë studime të kujdesshme, shkencëtarët nuk kanë gjetur ndonjë lidhje midis vaksinës MMR dhe autizmit. Shumë vite më parë, 1 studim tha se kishte një lidhje midis autizmit dhe vaksinave. Por ky studim doli të ishte i rremë.

➡ Këshilla për trajtimin

Qetësia

Pini shumë lëngje

Vitamina A, sipas dozave të rekomanduara nga mjeku

Paracetamol për temperaturën

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re