Italia vijon të jetë në ankth. Në 24 orët e fundit, shteti fqinj shënoi një rritje shqetësuese të rasteve pozitive me Covid 19 dhe të numrit të viktimave.

Sipas të dhënave zyrtare sot janë shënuar 7332 të infektuar më shumë dhe 43 viktima. Numri i të infektuarve aktivë me koronavirus është 92 445. Numri i përgjithshën i viktimave është 36 289.

Të shëruar nga Covid deri më sot janë 244 065. Ditët e fundit e gjithë  Evropa është përballur me shifra alarmante të të infektuarve, duke rritur ankthin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re