Kalimtarët në Elbasan u alarmuan kur panë një granatë dore në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”.

 

Granata ishte e vendosur në anë të rrugës dhe qytetarët njoftuan policinë.

 

Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendgjarje duke vendosur perimeter të sigurisë si dhe janë njoftuar forcat xhiniere.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re