Vendet ballkanike janë në vënë në alarm sepse po përhapet me shpejtësi gripi i derrit. Deri më tani është raportuar se virusi vdekjeprurës ka marrë jetën e 72 personave dhe me qindra të tjerë rezultojnë të jenë prekur.

Më alarmante situata duket në Rumani, ku deri më tani virusi ka marrë jetën e 54 personave, por viktima janë regjistruar edhe në Bosnje, Greqi e Mal të Zi.

Autoritetet janë në prag të shpalljes së gjendjes së epidemisë gripale, ndërsa shumë shkolla kanë pezulluar mësimin.

“Nuk besoj se është rasti për të përhapur panik. Është një sëmundje sezonale.”

Sipas autoriteteve, viktimat janë persona që kanë pasur të tjera probleme shëndetësore që gripi ua ka thelluar. Ka pasur edhe nga ata që kanë qenë të pavaksinuar.

Ndërkohë që gripi i derrit mund të përhapet nga kollitjet, teshtitjet dhe qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente me njerëz të infektuar. Ndërsa simptomat janë temperatura e lartë mbi 39 gradë, dhimbja e kokës, muskujve, kolla, djegia e syve, të vjellat, etj.

 

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME