Skip to content

Alarmohet Policia e Tiranës: Çantë e dyshimtë pranë ambasadës ruse

Një çantë e dyshimtë ka alarmuar sot Policinë e Tiranës.

Mësohet se kalimtarët kanë pikasur objektin pranë murit të Ambasadës së Federatës Ruse.

Forcat e rendit kanë krijuar perimetrin e sigurisë teksa janë në pritje të efektivëve anti-eksploziv.

Dyshimet e para u lidhën me një alarm të rremë pasi çanta kishte vetëm rroba dhe mendohet të jetë harruar nga dikush aksidentalisht. ()