Sot Shqipëria pritet të ketë numrin më të madh të prekurve me Koronavirus dhe mbi të gjitha me një shtrirje të gjerë gjeografike.

Ditën e djeshme ishte vatra më e nxehtë vetëm Tirana, por infektimet janë përhapur edhe në qytetet e tjera

Dy mjekë në qendrën shëndetësore numër 9 në Tiranë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ndërsa mësohet se dhe një rast është regjistruar në Burrel.

I infektuari në Burrel ka qenë i shtruar në QSUT, ku dhe mendohet se ka marrë virusin. Rasti i konfirmuar është një 55-vjeçar nga fshati Krajkë i Bulqizës, i cili ka qenë i shtruar në repartin e Kardiologjisë në QSU-t , pasi kishte kryer ndërhyrje në zemër.

Ditët e fundit një vatër e re infeksioni është përhapur në QSUT. Sipas ISHP pacientët janë infektuar nga një infermiere e QSUT-së.

Më herët nga mediat u raportuan se ka pasur 6 raste në Mat dhe katër raste të reja në Lushnjë dhe 1 rast në Sarandë.  Sipas raportimeve të deritanishme rezulton se të prekur janë 13 raste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re