Moderatorja Alba Çoba ka bërë sot një rrëfim të sinqertë për jetën e një nëne të re teksa tregon sfidat përballë të cilave ndeshet çdo ditë si dhe kënaqësinë e trishtimin që i japin! Ajo ka publikuar sot një foto ku shfaqet duke bërë dy gjëra njëkohësisht, duke ngrënë dhe duke shtyrë karrocën e vajzës së saj Sofia.

Ndër të tjera, ajo tregon se një ditë qau nga emocioni ndërsa i ndërronte pelenat të bijës, nga emocioni. Shpesh herë thotë se nuk i besohet që ka bërë një vajzë, ndërsa thekson se tani e kuptoi nënën e saj sa shumë që e paska dashur.

Statusi i plotë i Albës: Jeta e vërtetë e një mami të re ose e një mami në përgjithësi pa filtra Në njërën dorë po haja dhe në tjetrën po shtyja karrocën. Se çfarë hëngra as nuk e mora vesh se tani harroj dhe të ha, por di t’ju them që nuk paska lumturi më të madhe në këtë Univers se të bëhesh nënë.

Tani e kuptoj mamanë time sa shumë më paska dashur dhe se sa e madhe qënka dashuria që ndjen për engjëllin që ke krijuar e ke lindur. Ndërkohë që po e shkruaj këtë mu mbushën sytë me lot, siç më mbushen disa herë gjatëditës (përveç hormoneve) dhe nga lumturia që e shoh pranë nesh Sofian.

Një ditë qava nga emocioni duke i ndërruar pelenat ndërsa herët e tjera se nuk më besohet që e kam bërë unë dhe them me vete: ” Unë e bëra këtë”?  Ju puthim shumë të gjitha mamave që na janë bashkuar në instagram dhe youtube (jeni pafuuuund dhe ju falenderoj) dhe na dhurojnë shumë dashuri Ju pucim unë dhe Sofia #momlife

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re