Moderatori dhe gazetari i njohur Alban Dudushi ka përjetuar një problem shëndetësor mbrëmjen e të hënës, menjëherë para se të përfundonte emisionin e tij në RTSH.

Eshtë dashur ndërhyrja e menjëhershme mjekësore dhe ai është dërguar me ambulancë në spital, ku ka marrë kujdesin e nevojshëm nga specialistët.

Fatmirësisht, nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz.

Duke qenë se Albani ka qenë i shtruar në spital, ka anuluar edhe transmetimin e emisionit të martën dhe të mërkurën.

Deri më tani, ai vetë nuk ka bërë asnjë reagim publik në lidhje me këtë situatë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko