Albana Vokshi thotë se zgjedhjet e brendshme në PD kishin standarde europiane.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo shprehet se gjithçka ishte transparente dhe e barabartë.

Vokshi siguroi se me Bashën në krye, betejat do vazhdojnë përpara.

“Zgjedhjet për kreun e PD, një proces transparent, i qetë dhe me një pjesëmarrje të lartë.

Përsa i përket pretendimeve nga disa përfaqësues të kandidatëve apo kandidatët vetë, janë trajtuar në kohë reale nga anëtarët e Komisionit Zgjedhor.

Votimi një anëtar një votë tregon për standardet demokratike europiane dhe për garën e lirë në PD.

Rezultati i certifikuar pa asnje kontestim, ishte dëshmi e demokratëve për të vazhduar kauzat dhe betejat e Partisë Demokratike, me në krye Lulzim Bashën”, nënvizon Vokshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re