Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka dëshmuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari dhe biznesmenit Pëllumb Salillari.

Vokshi tha se padia e PD lidhet me parregullsitë e gjetura gjatë procesit zgjedhor të 14 Majit. “U paraqita në SPAK për një nga kallëzimet për krimet elektorale. Dëshmova për kallëzimin penal që kemi bërë për kryetarin e bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari dhe kandidat i PS në zgjedhjet e 14 Majit dhe Pëllum Salillarin.

Dhashë të gjitha faktet, provat, fotot videot dhe një pjesë do i dërgoj edhe me shkresë zyrtare në lidhje me këta dy shtetas që gjatë fushatës kanë përdorur postin dhe lidhje korruptive me biznesmenin në fjalë, duke shfrytëzuar burimet shtetërore për përfitime personale”, deklaroi Vokshi.

Ai tha se ka prova konkrete ku punonjësit e bashkisë Kuçovë shpërndajnë ndihma për qytetarët në prag të zgjedhjeve.

“Ka video dhe prova konkrete ku shpërndahen thasët me ndihma nga punonjësit e bashkisë Kuçovë. PD ka dorëzuar rreth  kallëzime penale në SPAK dhe prokuroritë e rretheve. Ose janë ndalur hetimet. Sapo sheh emrin e Edi Ramës, SPAK refuzon të hetojë. Ka edhe raste të tjera që po hetohen me vonesë, pasoi është kryer krimi elektoral dhe pasi KQZ ka shpallur edhe rezultatin e zgjedhjeve. SPAK nuk ka vepruar dhe ka lejuar një krim elektoral të denoncuar nga kandidatët.

Nëse do kishte vepruar drejtësia, drejtoresha e AKSHI-t sot do të ishte para drejtësisë. Aplikacioni Aktivisti do ishte stopuar. Nëse drejtësia do kishte funksionuar 1.3 mln zgjedhës nuk do ishin zhvendosur nga qendrat e tyre të votimit. Dhe partia nuk do ishte bërë njësh me shtetin. Duke dhënë dhe para publike në bonuse. Ne nuk dekurajohemi. Do vazhdojmë të zbardhim krimin elektoral. Do vazhdojmë të denoncojmë edhe raste të tjera. Një grup pune është ngritur pranë Partisë Demokratike. Vijnë çdo ditë fakte për shkelje të kodit dhe legjislacionit elektoral”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re