Deputetja e zgjedhur e PD Albana Vokshi i është përgjigjur kritikave se në “selinë blu” nuk ka garë po emërime nga drejtuesit e partisë.

Në një replikë në Facebook ajo shprehet se gara ishte e fortë.

Veç të tjerash, Vokshi kërkon që mos paragjykohet.

“Mendoj qe qarku Lezhe eshte nder me te vleresuarit pasi ka dy perfaqesues ne Kryesi qe kane marre me shumr vota tr anetareve te keshillit kombetar: Agron Gjekmatkaj dhe Lindita Metaliaj.

E nuk po permend edhe anetare te tjere me origjine nga Qarku juaj. Ka qarqe edhe me te medha se Lezha qe nuk e kane kete perfaqesim.

Une, si grua, jam shume e kenaqur qe do te kemi dy zonja nenkryetare partie: znj. Tabaku dhe znj. Duma, qe kane qene ze i forte i opozites se PD. Eshte nje risi per t’u pershendetur. Nderkohe z. Paloka, eshte zgjedhur kryetar i Keshillit Kombetar te PD, organi me i larte vendimmarres ne PD.

Une isha anetare e konisionit zgjedhor, e ju siguroj qe jo vetem kishte gare, por edhe gare e forte saqe shkoi edhe ne balotazh. Mbi 400 anetare te keshillit kombetar dhane voten e tyre. S mund te gjykosh voten e mbi 400 demokrateve qe votuan, se jane si une e si ti me kontribute pa fund ne PD. Demokraci do te thote respekt per voten, zgjedhjet.

Personalisht mendoj qe eshte nje kryesi perfaqesuese, shume e mire, me politikane te rinj e te vjeter, eksperte te mire, qe perfaqesojne te gjitha fete, qarqet, gjinite dhe grupmoshat. Duhet mirepritur dhe mbeshtetur. Te jemi bashke, kjo eshte e rendesishne. Te uroj cdo te mire”, shprehet Vokshi. (TemA)
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re