Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, tha se Erion Veliaj po mashtron përsëri në lidhje me dëmshpërblimin e vendosur nga gjykata, për një gjobë prej 100 mijë lekësh “për shpifje” ndaj demokrates, duke theksuar se çështja është në Gjykatën e Apelit, dhe se ajo nuk ka paguar asnjë qindarkë.

“Erjon Veliaj gënjen për dëmshpërblimin nga gjyqi. Cështja është në apel (foto bashkangjitur), ndaj edhe nuk ka marrë asnjë qindarkë nga unë. Mund të ketë përdorur para nga taksat tona apo para korrupsioni për të bërë shfaqjen e rradhës propagandistike duke u tallur me nxënës e mësues, për të shpërndarë më pas në media, titrat e gatshme të shkruara në zyrën e tij në bashki”, shkruan Vokshi.

Mesazhi i plotë i Vokshit

Erjon Veliaj mashtron përsëri.

Erjon Veliaj gënjen për dëmshpërblimin nga gjyqi. Cështja është në apel (foto bashkangjitur), ndaj edhe nuk ka marrë asnjë qindarkë nga unë.

Mund të ketë përdorur para nga taksat tona apo para korrupsioni për të bërë shfaqjen e rradhës propagandistike duke u tallur me nxënës e mësues, për të shpërndarë më pas në media, titrat e gatshme të shkruara në zyrën e tij në bashki.

Meqënëse nga unë e kolegët e mi opozitarë Veliaj nuk ka marrë asnjë qindarkë, ai sot të bëjë transparence e të tregoje nga cilat fonde i ka blerë apo kush ja ka financuar kompjuterat që shpërndan nëpër shkolla?

E nëse ka fonde mjaftueshëm, do t’i sugjeroja t’ja dhurojë ato familjes së Ardit Gjoklajt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re