Albana Vokshi, kandidate e Partisë Demokratike për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, ishte e ftuar në A2, nga ku foli për hapjen e fushatës elektorale, e cila ndodhi dje në sheshin “Nënë Tereza”.

Rama u shpreh pas organizimit të Partisë Demokratike se u shkelën të gjitha masat anti-covid dhe e cilësoi atë si vatër infeksioni. Megjithatë, Vokshi u shpreh se virusi më i madh është Edi Rama për Shqipërinë.

“Ishte një ceremoni plot emocione. Ishte e papritur ajo turmë e madhe njerëzish, plot dëshirë për ndryshim. Ne kemi njoftuar që anëtarët të vinin me makina, por ishte e pamundur për të ndalur dëshirën e shqiptarëve për ndryshim.

Virusi më i madh është Edi Rama. Të rinjtë duan ndryshim. Të gjithë profesionet duan ndryshim, ndaj edhe ajo e djeshmja ishte me emocione.

Nuk ishte një organizim i mirëfilltë me aq shumë qytetarë. Gjatë hapjes na telefononin me qindra të tjerë që kërkonin të ishin pjesë e ceremonisë së hapjes”, u shpreh Vokshi.

Më tej, Vokshi u shpreh se askush nuk mund të ndalë vrullin e shqiptarëve për ndryshim. “Nëse do të kishte pasur organizim, do të të ishin qindra-mijëra qytetarë në shesh”, tha Vokshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re