Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, thotë se drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Hasanaj është larguar nga detyra.

Sipas saj, kjo lidhet me një video që i ka shkuar ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila më pas i ka kërkuar asaj të japë dorëheqjen.

“Para disa ditësh është larguar nga detyra, Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Hasanaj. Shkaku nuk bëhet i ditur. Njoftimi i shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë është ai më poshtë.

Thuhet se largimi i saj lidhet me një video që i ka shkuar Ministres së Shëndetësisë e cila i ka kërkuar më pas dorëheqjen.

Pse Ministrja Manastirlliu nuk bën publike videon? Pse nuk bën transparencë për largimin e drejtoreshës më të rëndësishme të cilës i kishte deleguar shumë kompetenca?

Këtej prishin shtëpitë e ndërtuara me para djerse e gjaku, nga ana tjetër mbrojnë e mbulojnë shkelësit e ligjit dhe ekipin KÇK të shëndetësisë.”, shkruan Vokshi.

Ish-deputetja këtë shkrim e shoqëron edhe me një njoftim nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se Mirela Cami do e zëvendësojë Hasanajn në detyrën e drejtoreshës së OSHKSH-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re