Një dërgesë prej 100 mijë vaksinash mbërriti në Rinas pak pasi rinisi punë pika e kontrollit, e cila kolapsoi fluturimet pas një rebelizimi në Albcontroll.

Ato u pritën nga Manastirliu, e cila tha “salë përpjekjeve madhore të kryeministrit, ne arritëm që 100 mijë vaksina të Sinovac të vinin në Shqipëri.”

“Por pikërisht nga kjo vonesë, plani ynë i vaksinimit u shty me 48 orë, pasi duhen të gjitha procedurat që ne ishim përgatitur t’i kryenim ditën e djeshme, të spostohen në kohë.

Imagjinoni çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishin bërë këto përpjekje madhore, nëse nuk do të arrinim t’i kishim këto vaksina në kohë, pasi dihet se çfarë lufte e madhe brrylash bëhet në rastet kur një shtet nuk është gati t’i marrë, atëherë një vend tjetër i merr”, deklaroi Manastirliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re