Subscribe

Albi Mecini ka kyçur gojën edhe para gjykatës në lidhje me arrestimin në Fier, ku u kap me 21 kg lëndë plasëse të lidhur me celular për shpërthim në distancë. Në emrin e tij foli avokati i tij Klaudio Dhima, i cili i tha gjykatës së nuk ka prova për veprat penale që ai akuzohet.

 

Në ngarkim të Mecinit janë dy akuza “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.  Sipas avokatit Dhima, lënda plasëse nuk është gjetur në automjetin e Mecinit, por jashtë në rrugë dhe në këto kushte nuk qëndrojnë veprat penale. Sipas tij, brenda makinës së të mbrojturit prej tij nuk ka pasur asgjë të paligjshme dhe akuzat ndaj tij janë të padrejta dhe me paragjykim.

 

Policia njoftoi një ditë më parë se 29-vjeçari u kap me 21.3 kg lëndë plasëse artizanale të montuar me celularë për shpërthim në distance dhe me 3 bidona me benzine. Gjithashtu, ai dyshohet si nje nga autoret e rrëmbimit dhe zhdukjes së dy shokëve në Sarandë Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, ngjarje e ndodhur në muajin prill të këtij viti.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re