Ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi në vazhdimësi është duke kritikuar liderin e VV’së, Albin Kurtin, pas qëndrimit të këtij të fundit rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Izrael.

Grenell në vazhdimësi e ka quajtur Albin Kurtin si anti-amerikan që ka qenë kundër të gjitha administratave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke filluar nga ajo e Bill Clinton.

Derisa para pak minutash, njeriu i afërt i Donald Trump ka publikuar një pjesë të një komunikate të Lëvizjes Vetëvendosje për Izraelin.

“Albin Kurti dhe partia e tij besojnë që Izraeli është ndërtuar duke kryer krime. Dhe thonë që SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur këtë krim”, ka shkruar Grenell.

Ai e ka përfshirë në reagimin e tij edhe këshilltarin e presidentit aktual Joe Biden, duke thënë se “ është diskurs i rrezikshëm për një aleat të SHBA’së”

Albin Kurti and his party VV believe Israel was built by committing crimes. And says the U.S. and the U.K. support this crime.

This is dangerous talk for a US ally. @jakejsullivan pic.twitter.com/lpxBIn2mYU

— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 3, 2021

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re