Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë më 16 Tetor.
Konfirmimi për pjesëmarrjen e Kurtit në Samit vjen në një kohë marrëdhënia e tij me kreun qeverisë, Edi Rama është e tensionuar.
Pavarësisht kërkesës së Edi Ramës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pranoi ta presë në një takim të veçantë.
Ai u shpreh se nuk e shikonte të arsyeshëm një takim të tillë pa mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive e cila ishte organizuar në Gjakovë në datën 14 qershor, por që u anulua një ditë para se të niste punimet në muajin qershor nga kryeministri Edi Rama.
