Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të niset nesër drejt Francës.

Në Francë Kurti pritet që të takohet me Presidentin Emmanuel Macron.

Takimi pritet që të nisë rreth orës 19:30 në pallatin Elysee në Paris.

Në takim pritet që të bisedohen çështjet politike të vendit, liberalizimi i vizave të Kosovës, si dhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi.

Ftesën për takim, Macron ja kishte dërguar Kurtit rreth tre muaj më parë, pas momentit kur Kurti fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re