Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për Al Jazeera-n, ku e ka lidhur situatën aktuale në vendin e tij me fillimin e luftës në Bosnje.

“Sigurisht që situata është e qetë tani për shkak të policisë sonë, por nuk përjashtohen agresionet e përsëritura, prandaj jemi shumë të kujdesshëm. Ndarja e Kosovës nga Serbia në fakt është një armë lufte. Dëshiruan vetëm fillimi i asaj lufte të dielën e 24 shtatorit.

Dhe ju e dini shumë mirë se si filloi lufta në Sarajevë. Më 1 mars 1992, gjatë një dasme, u plagos një prift ortodoks serb. Ne ishim shumë të kujdesshëm që të mos ndodhte diçka e tillë. Por mendoj se ata kanë dashur të përsërisin skenarin e fillimit të luftës në të gjitha republikat tona të dala nga shpërbërja e dhunshme e ish-Jugosllavisë”.

Duke e lidhur të djeshmen me aktualen, Kurti arsyetoi:

“Paraushtarakët e armatosur rëndë, të cilët ne i njohim edhe si kriminelë të krimit të organizuar, donin ta  bëjnë këtë brenda manastirit ortodoks në Banjska, i cili daton në shekullin e 14-të. Çfarë donin ata atje? Kë po mbronin? Ata erdhën për të sulmuar. Ishte sulm terrorist, kriminal mbi republikën tonë, mbi policinë tonë, sepse presidenti i Serbisë ka vendosur për agresion ndaj vendit tonë, ai e do luftën, do luftë, do luftë, sepse do RS(Republika Srpska) në Kosovë.

 Ju e dini pse u krijua RS. Sepse në Bosnje kishte luftë dhe gjenocid. Tani, ai dëshiron luftë dhe një gjenocid tjetër në Kosovë për të marrë Republikën Srpska-n(Asosacionin), por nuk do ta bëjë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re