Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, tregon gjatë një interviste në “Opinion” momentin historik të bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ky bashkim të cilin e kemi dëshiruar ka qenë i mundur të bëhej përnjëherë i shqiptarëve atëherë kur u shkatërrua Jugosllavia në 1991-92, po të ishte një konstalacion tjetër në mënyrë metaforike i tri personaliteteve, Sali Berisha, Ibrahim Rugova dhe Ramiz Alia. Nëse do të mund të bëhej bashkimi i shqiptarëve shansi historik ka qenë 1990, 91. 92.

Shkatërrimi i Jugosllavisë u bë me luftë. Po të ishin Shqipëria dhe Kosova bashkë, në koordinim me mërgatën dhe Bosnjës dhe Kroacinë, ai ka qenë shansi historik i një shteti shqiptar. Sot e kemi shtetin e Kosovës. Duhet të bëjmë hapa të integrimit drejt bashkimit. Kemi përfitues të kësaj gjendje në të dyja anët e kufirit, njerëz që i duan trojet shqiptare si principata të tyre”, theksoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re