Gazetari Milaim Zeka, i ftuar në Top Story, paraqiti një fakt shqetësues në rrjete sociale, bullizimin apo kërcënimin nga rrjete sociale fallco.

Zeka tha se ky faktor bëhet edhe nga njerëz që politikës, të cilët paguajnë persona të ndryshëm për të hapur këto profile në TikTok apo META, për të denigruar gazetarë apo personalitete të ndryshme.

“Është e dhimbshme që liderë politik paguajnë njerëz me lek, për të bërë fushata të ndryshme, për denigrimin e personave apo gazetarëve. Është një fenomen po aq shqetësues sa TikTok. Unë do e vërtetoj me fakte, deri ku mund të arrijë një njeri publik. Unë personalisht, po të isha më i ri në moshë do bëja vetëvrasje”, tha gazetari.

Sipas Milaimit, një ndër këta lider politik është edhe Albin Kurti, i cili sipas tij paguan 200 veta për të sharë të tjerët. Ai ka marrë shembull edhe një rast të vetin, ku tregon që ka marrë shumë kërcënime.

“Albin Kurti ka rreth 200 veta që marrin rrogë ditore, që hapin nga 100 adresa fallco në rrjeta sociale, për t’i sharë për t’i denigruar. Psh, dhashë një intervistë dhe më tha mendon se UÇK ka bërë krime?, unë i thash që kurrë nuk besoj që UÇK ka bërë krime. Ai ka marrë të njëjtat logo dhe ngjyra dhe e ka bërë sikur kam thënë që UÇK ka kryer krime, kam marrë mijëra mesazhe kërcënuese”, tha Zeka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re