Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë të dhënë për mediat ka folur dhe për oligarkët e Kosovës, ata të cilët kanë të gjithë pushtetin ekonomik.

Kurti ka folur edhe me emra, duke përmendur koorporatën Devolli, e cila sipas tij kontrollon edhe doganat e Kosovës dhe që do të goditet së shpejti në paligjshmërinë e saj.

“Në Gjermani ekziston një ligj prej më shumë se një dekade i cili obligon të gjitha bizneset që të zbulojnë origjinën e kapitalit të tyre përballë çdo investimi dhe prokurorimi.

Ne në Kosovë nuk e kemi këtë gjë. Evazioni fiskal merr fund me ne. 1/3 e biznesit në Kosovë është jashtë ligjit.

Për pjesën pajustifikueshme do të ketë dhe duhet të ketë konfiskim. Tashmë kemi një koorporatë në Kosovë, kjo është Devolli.

Kjo koorporatë thuhet se është e rëndë gjysmë miliardi euro. Ata kanë edhe doganat e Kosovës.

Ku midis depove të tyre të tyre dhe doganave të Kosovës nuk ekziston asnjë depo. A e dini që kur një bashkatdhetari tonë i vjen një Mercedes Benz, kontrolli i këtij duhet të kalojë fillimisht te këta.

Pra gjermanët dështojnë por Devolli nuk dështon. Kjo do marrë fund njëherë e mirë”, tha Kurti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re