Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i ka kursyer kritikat ndaj Perëndimit për sjelljen ndaj Serbisë. Ai ka kërkuar që presioni mbi Beogradin të jetë më i madh.

 

Serbia dëshiron Republikën Serbe në Bosnjë, Malin e Zi dhe veriun e Kosovës dëshiron ta kthejë në një sferë të ndikimit. Njëjtë siç sillet Rusia me Bjellorusinë dhe Ukrainën. Problemi ynë është se partnerët tanë perëndimorë besojnë se Serbia po udhëhiqet vetëm nga oportunizmi, se është në pritje të përfundimit të epokës së Putinit dhe pastaj do të orientohet qartë drejt Evropës. Kjo është naive. Aleksandar Vuçiq më shumë pret kthimin e Donald Trump në Uashington sesa fundin e luftës në Ukrainë. 

 

Kurti nuk e ka përjashtuar një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, por kjo sipas tij do të varet nga i dërguari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.

 

Ne jemi te interesuar per nje normalizim te plote te mardhenieve ndermjet dy vendeve , bazuar ne njohjen reciproke.Ne jemi gjithmone te gatshem per nje dialog konstruktiv.Takimi me Aleksander Vucic varet nga i derguari  posacem i BE-se Lajcak.

 

Kryeministri e ka krahasuar sërish Aleksandër Vuçiç me Vladimir Putin duke thënë se presidenti serb është rrezik për gjithë rajonin e Ballkanit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re