Ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Agim Nesho i ftuar në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV tha se Albin Kurti po luan mirë në këtë situatë të tensionuar.

Sipas tij as Perëndimit nuk po luan kundër Albin Kurtit, por theksoi se Vuçiç dhe Rusia mund të provokojë një konflikt në veriun e Kosovës.

Pyetje: Albin Kurti po luan keq apo ja kanë me hile?

Agim Nesho: Fati i mirë i Kosovës që Albin Kurti është një kryeministër i mençur i Kosovës, një kryeministër pak kokëfortë, por lufton për sovranitetin e vendit. Kjo është një cilësi që shqiptarët duhet ta mësojnë që kur preken interesat kombëtarë më mirë jep dorëheqjen, shko në pension. Mbro ato interesat e tua sesa të bëhesh qesharak dhe thua i shërbej interesave të Amerikës dhe BE për të tërhequr Vucic nga ana e Perëndimit.

Kurti po luan shumë mirë. A është Perëndimi që po luan kundër Kurtit? Jo! Perëndimi është shumë i shqetësuar dhe nuk ka nevojë të bëjë këto analizat si ne. Perëndimi e di mirë që Vuçiç dhe Rusia mund të provokojë një konflikt në veriun e Kosovës dhe të krijojë një vatër të re  konflikti tani që kemi momentin kryesor.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re