Kryeministri i Kosovës Albin Kurti komentoi sot propozimin e kryeministrit Edi Rama për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Nga Prizreni ku ndodhej për vizitë, Kurti tha se konferenca si kjo që ka propozuar kreu i qeverisë shqiptare, janë bërë edhe në të kaluarën.

 

Ajo cfarë duhet bërë sipas Kurtit për të ulur tensionet, është zbatimi në tërësi i marrëveshjes bazike të Brukselit.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare për Kosovën në të kaluarën. Tash kemi një marrëveshje bazike nga 27 shkurti i këtij viti në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me ankesin e zbatimit. Krejt çfarë duhet të bëhet është që pa kushte të implementohet ajo marrëveshje bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë te drejte e të balancuar. Kjo duhet të bëhet dhe për këtë ne angazhohemi në takimet që kemi në Bruksel”

 

Ndërkohë gjtë ditës së sotme kryeministri i kosovës Kurti ka publikuar gjithashtu një pjesë të një raporti të Komitetit të Helsinkit ku thuhet se pushteti autoritar në Serbi po nxit tensionet.

Përmes një reagim në twitter Kurti u shpreh:

 

ALBIN KURTI

“Një raport shqetësues i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut që detajon pushtetin e së djathtës autoritare në Serbi, përhapjen e propagandës së rreme rreth rrezikimit të supozuar të serbëve në Kosovë dhe diskriminimin e udhëhequr nga shteti kundër shqiptarëve etnikë në Serbi.”

 

Kosova dhe Serbia ranë dakord në shkurt të këtij viti në Bruksel për një Marrëveshje bazë dhe një muaj më vonë për aneksin e zbatimit të saj.

 

Por marrëdhëniet mes dy vendeve u ‘nxehën’ sërish në filllim të muajit maj kur serbët e Kosovës kundërshtuan kryetarët shqiptarë të komunave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re