Ish kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka bërë thirrje komunitetit shqiptar në SHBA që të mbështesin dhe votojnë për president, kandidatin demokrat Joe Biden.

Në një video të postuar në Facebook, Kurti ka bërë thirrje që një votë për Biden është një vote për mundësi dhe barazi për të gjithë.

Sipas Kurtit SHBA dhe Kosova po luftojnë të njëjtën luftë, që është ajo e një beteje për barazi para ligjit, udhëheqje të qëndrueshme dhe qeverisje kompetente.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re