Kryeministri Edi Rama, i pyetur gjatë një konference se si i komenton qëndrimet e Albin Kurtit nga Aleksandër Vuçiç, u shpreh se i sheh si “lëvizje taktike që s’çojnë gjëkundi”.

Kreu i qeverisë theksoi se objektivi është njohja reciproke de facto e Kosovës.

“Njohja reciproke defacto çon njohjen nga të gjitha shtetet anëtare të BE, pastaj Serbia si ta ketë punën, s’ka ndonjë problem”, theksoi Rama.

“Qëndrimet politike të një kryeministri nuk janë qëndrimi të një personi ndaj një personi, por të një shteti ndaj një shteti. Varet çfarë qëllimi ke, nëse objektivi yt strategjik është paqja, nëse objektivi yt është konflikti i ngrirë permanent është gjë tjetër, nëse është lufta tjetër gjë.

Ajo që kam thënë, është se unë nuk shoh strategji në gjithë procesin, shoh lëvizje taktike të vazhdueshme që nuk çojnë gjëkundi. Mund të jetë kjo, se di. Objektivi i shpallur është normalizimi përfundimtar dhe njohja reciproke de facto, sipas meje, de jure është çështje tjetër. Njohja reciproke defacto çon njohjen nga të gjitha shtetet anëtare të BE, pastaj Serbia si ta ketë punën, s’ka ndonjë problem.

Nuk është punë personash kjo, fjalët duhet thënë siç janë”, u shpreh Kryeministri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re