Kreu i Lëvizjes së Vetëvendosjes Albin Kurti do të kryejë një vizitë zyrtare në Shqipëri të martën e 11 shkurtit, për herë të parë si Kryeministër i Kosovës.

Pritet që Kurti në Tiranë të zhvillojë takime me përfaqësuesit e lartë të institucioneve shtetërore.

Që prej momentit të marrjes së detyrës si Kryeministri i Kosovës, Kurti viziton për herë të parë Shqipërinë.

Albin Kurti ka marrë më datë 3 shkurt besimin e 86 deputetëve për krijimin e qeverisë së re. Kuvendi i Kosovës ka votuar qeverinë e re dhe tashmë vendi do ketë institucionet funksionale që janë pritur prej datës 6 tetor.

Pas votimit të qeverisë së re Kurti bëri betimin para deputetëve dhe tha se ai do dëgjonte çdo qytetar. Opozita braktisi sallës pas votimit të kabinetit të ri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re