Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës ka reaguar në lidhje me grevën e nisur nga kontrollorët e Albcontrol në aeroportin “Nënë Tereza”, ku për shkak të kësaj situate është pezulluar edhe puna.

Në reagimin që nuk kuptohet pse duhej të bëhej, duke qenë se bëhet fjalë për një çështje të brendshme, Sindikata e Albin Kurtit flet me të njëjtën gjuhë si Ilir Meta, duke kërkuar nga Qeveria që të ulet për dialog me ata që kanë marrë peng Aeroportin e Rinasit.

Reagimi

SINKON (Shoqata Sindikale e Kontrolloreve te Trafikut Ajror te Kosoves) e cila perfaqeson kontrolloret e trafikut ajror te Kosoves, me ane te kesaj shkrese deshiron te shprehe perkrahjen per kontrolloret e trafikut ajror prane ALBCONTROL.

Permes ketij reagimi apelojme qe kontrolloret e trafikut ajror pjese e ALB CONTROL-it, jane profesioniste te shquar me te cilet kemi bashkepunim ne baza ditore tash e mbi nje dekade gje qe ka rezultuar me mbarevajtjen e sigurte te operimeve sipas kritereve me te larta evropiane.

I gjithe opinioni shqiptar duhet te dije qe kontrolloret e trafikut ajror edhe ne kete kohe pandemie kudo ne bote jane staf esencial te cilet jane perkujdesur dhe ende perkujdesen per mbarevajten e trafikut ajror pa vonesa dhe pa pengesa ne zonen e pergjegjesise se tyre.

Zgjidhja e krizes nuk arrihet duke tentuar te shnderrohen kontrolloret e trafikut ajror ne “armikun e popullit”, apo duke u etiketuar si vegla politike sa nga njera pale politike aq edhe nga pala tjeter politike, Kontrolloret jane profesioniste apolitik, qe nuk i takojne asnjerit kamp politik, jane personel qe ofrojne me perkushtim sherbimet e trafikut ajror 24/7/365, sherbime te cilat jo domosdoshmerisht jane te njohura per opinionin publik mirepo ata jane dhe do te jene aty cdohere ne sherbimin tuaj.

Opinioni publik shqiptar duhet ta dije se jane vetem 60 kontrollore shqiptare te cilet jane gardianet e hapesires ajrore shqiptare, hapesire e cila tani rrezikon te ngelet e mbyllur per shkak te mosgatishmerise per t’u zhvilluar negociata per sanimin e kesaj situate. Me situata te tilla per shkak te gjendjes me Covid-19 jane perballur edhe shume shtete te tjera, te cilat me dialog ndermjet paleve kane arritur te gjejne zgjidhje.

SINKON i ben thirrje Qeverise shqiptare qe te ulen ne tavolinen e dialogut me kontrolloret e trafikut ajror dhe te gjendet nje zgjidhje e cila nuk cenon profesionalizmin, dinjitetin dhe te ardhmen e kontrolloreve te trafikut ajror te Shqiperise.