Kryeministri Albin Kurti, dorëzon sot në Pragë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian.

 

Dokumenti do t’i jepet qeverisë çeke, e cila mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian.

 

Kurti do të pritet nga ministri çek për çështjet europiane, ndërsa pas dorëzimit pritet të ketë edhe një konferencë të përbashkët për mediat.

 

Aplikimi i kosovës për anëtarësim në be u nënshkrua dje nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

 

Udhëheqësit e Kosovës e quajtën atë  një moment historik për shtetin me të ri në Ballkan

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re