Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Nju Jork me kongresistin amerikan Mike Lawler, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë, me fokus te aktgjykimi i Gjykatës Speciale të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Pretendimet për trafikim organesh nga të burgosur të UÇK-së në të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” në Shqipëri u bënë publike gjerësisht pas publikimit të raportit të Dick Martyt në vitin 2010, i cili çoi në krijimin e një hetimi të posaçëm dhe, më pas, të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Megjithatë, akuzat për trafikim organesh nuk u përfshinë në aktakuzën ndaj Thaçit dhe bashkëakuzuarve.
Ai gjithashtu theksoi se gjykata i kishte shpallur katër ish-krerët e UÇK-së të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. Më 16 shtator, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u shpallën fajtorë për disa krime lufte dhe u dënuan me burgim. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet burgim.
Katër ish-krerët e UÇK-së kanë mohuar fajësinë dhe kanë paralajmëruar se do ta apelojnë aktgjykimin e shkallës së parë. Kurti ndodhet në SHBA, konkretisht në Nju Jork, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai ka udhëtuar më 18 shtator dhe, sipas Zyrës së Kryeministrit, gjatë qëndrimit po zhvillon takime bilaterale me liderë botërorë për të promovuar interesat e Kosovës.
Po ashtu, në agjendë janë takimet me komunitetin shqiptar në SHBA, organizatat e diasporës dhe investitorë potencialë. Sipas Kurtit, me kongresistin amerikan është diskutuar edhe për mundësitë e rritjes së investimeve amerikane në Kosovë, veçanërisht në teknologji, prodhim dhe energji. Në takim mori pjesë edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Sipas Kurtit, një nga temat e diskutimit ishte situata e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Kurti tha se me Lawlerin ka diskutuar edhe për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi, duke pretenduar se kjo praktikë prek mijëra shqiptarë dhe ka pasoja në të drejtën e votës dhe pajisjen me dokumente identifikimi.
