Gjatë takimit të liderve rajonal ballkanik në Tiranë Albin Kurti ka pranuar procesin që bën funksional atë që shumë vet e quajën “minishengen” ballkanik.

Në deklaratën e tij Kurti tha:

“Nuk ka më Minishengen, ka treg të përbashkët rajonal, që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut. Ajo nismë tashmë është një çështje që trajtohet nga procesi i Berlinit, me emër tjetër e koordinata të tjera”

Ndërkohë Kryemisntri Edi Rama në konferencnë për shtyp e bëri të qartë se bëhet fjalë për një proces I cili mbështet në katër shtyllat kryesore të bashkpunimi rajonal, në një rajon me treg pune dhe sisteme të unifikuara, kufij të hapur, lehtësira transporti dhe tregtie, joshës për investitorët e huaj!

 

Ky proces ka nisur dy vite më parë dhe është sulmuar ashpër në Kosovë nga Kurti. Sot ai ju bashkua këtij proesi por e vetmja gjë që ka bërë është përdorimi i termave që shpikur vet për të mos zënë në gojë “minishengenin”.