Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pyetur nga gazetarët se pse premtoi ulje të cmimit të energjisë derisa ndodhi e kundërta në qeverisjen e tij.

“Energjia e importuar me cmim shumë të lartë është konsumuar, dikush duhet ta paguajë. Janë tri mënyra se sim und të bëhet financnimi, është rritja e tarifave, rritja e subvencionit apo edhe reduktimet e ashpra të energjisë. E pamë se sa të dëmshme janë reduktimet e energjisë edhe për amvisëritë edhe për bizneset sepse në njërën anë e kemi të amortizuar rrjetin e distribucionit”, tha Kurti duke shtuar se:

“Anadaj ne jemi në situatën ku rritja e tarifave dhe rritja e subvencionit ngelet e vetmja rrugë përpara që të përballemi me këtë krizë”, ka thënë Kurti

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re