Albin Kurti sot do të marrë sot zyrtarisht detyrën e tij si kryeministër i Kosovës.

Ndonëse mungon ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara, do të jetë ish-zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli ai që do t’ia kalojë detyrën Albin Kurtit.

Mësohet se ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës pritet të mbahet në ora 11:00. Fill pasi t’i kalohet detyra zyrtarisht, Kurti pritet të thërrasë në një mbledhje ceremoniale edhe qeverinë e tij të re, e cila do të ketë 15 ministri.

Kujtojmë se dje teksa u votua për Kurtin si kryeministër, ai siguroi 66 vota pro dhe 10 abstenime.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re