Kryeministri Albin Kurti thote se sulmi terrorist kishte plan për aneksimin e veriut të Kosovës.

 

Permes nje postimi në platformën “X” ai shkruan se në bazë të dokumenteve të konfiskuara e të konfirmuara nga Policia e Kosovës, rezulton se ka pasur nje plan te qarte per te sulmuar nga 37 pozicione dhe me pas per te krijuar nje koridor qe do ti lejonte grupit terrorist qe te kthehej ne Serbi.

 

“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar nga Policia e Kosovës, konfirmohet se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, nëpërmjet një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe me trupa”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

 

Sulmi Policisë së Kosovës, që ndodhi në Banjskë të Zveçanit te dielen e kaluar la te vrare rreshterin Afrim Bunjaku  ndersa u plagos zyrtari tjetër policor Alban Rashiti.

 

Policia e Kosoves ekzekutoi 3 prej sulmuesve, disa u ndaluan dhe te tjeret munden te arratiseshin.

 

Pas ketij operacioni ne Manastirin e Banjskes u sekuestruan granatahedhës, antiplumb, karikator me fishekë, kapela ushtarake, dorëza, pushkë gjuetie, snjaper, radiolidhje etj.

 

Autoritetet e Kosoves kembengulin se sulmi ne veri ishte i mbeshtetur nga Beogradi zyrtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re