Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim liderin e Vetëvendosjes dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas asaj që shkruan Berisha në Facebook, në takim është diskutuar mbi zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë në interesin e të dy vendeve.

Postimi i plotë i Berishës:

“Takim me kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe kryetarin e Levizja Vetevendosja, zotin Albin Kurti!

Te dashur miq, sot prita ne nje takim kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe Kryetarin e Levizjes se Vetevendosja, z. Albin Kurti dhe zoterinjte Liburn Aliu, deputet i kesaj partie dhe Arber Zaimi keshilltar i kryetarit te LVV.

Ne kete takim i shpreha dhe njehere zotit Kurti urimet e perzemerta per fitoren e tij dhe Levizjes Vetevendosja ne zgjedhjet e fundit paralamentare ne Kosove duke theksuar se zgjedhjet e fundit ishin historike, qytetaret e Kosoves me voten e tyre mandatuan ndryshimin, mandatuan koaliconin LVV-LDK, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin per udheheqjen e vendit ne rrugen e ndryshimit dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike.

Ne kete takim diskutuam gjeresisht mbi zhvillimet ne rajon dhe bashkepunimin midis Shqiperise dhe Kosoves ne interesin me te mire te dy vendeve dhe te kombit tone si dhe bashkepunimit rajonal.

Takimi ishte i hapur dhe miqesor!”

Dy ditë më parë, i ftuar në “Zonë e Lirë”, Berisha e cilësoi Kurtin një njeri me instikte politike që ka arritur shumë me talentin e tij.

“Unë mendoj se në skenën politike shqiptare, Albin Kurti është një politikan me një fibër të fortë politike. Po të përdorim një shprehje të huaj që në shqip mund të mos tingëllojë mirë, por e them në sensin pozitiv, është ‘kafshë politike’, njeri me instikte politike dhe këtë e ka faktuar, sepse ai ka një karrierë të hershme politike. Ka arritur krejtësisht me talentin e tij, instiktet e tij për 2 herë radhazi, pa ndihmën e njeriu dhe sëbashku me Vjosa Osmanin e LDK-së të cilët u mandatuan të qeverisin sëbashku, unë e kam vlerësuar këtë si një ndryshim historik dhe kam deklaruar atë natë se fitoi Kosova dhe këto ishin zgjedhje historike”, do të shprehej Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re