Në seancën parlamentare të së enjtes, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur se qeveria e tij do ta pranojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, por ka vendosur 6 kushte.

 

 

E para Asociacioni duhet te jetë ne përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës. E dyta: Asociacioni nuk mund të jetë mono etnik, duhet të ndërrojë emrin,nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimi horizontal të komunave sipas kushtetutës dhe ligjit për vetqeverisje.E treta: Të drejtat e pakicave kombëtare  dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit mes dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standartet dhe modelet evropiane.

 

Tre kushtet e tjera të Kurtit fokusohen tek grupet ilegale në veri dhe tek koha e zbatimit të marrëveshjes.

 

E katërta:Paravendosjes së Asocicionit,strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i gjithë armëve ilegale.E pesta: Asociacioni është pjesë e marrveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke.Dhe vetëm pasi ti ketë pranuar parimet e kartës së OKB në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës dhe e gjashta Presidenti i Serbisë i tërheq të gjitha letrat e dërguara të pesë shtetet anetare te BE-se dhe tek te tjeret per mospranimin e aplikimin të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE.

 

Po ashtu, kryeministri kërkoi nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell që të ftojë palët në takime të shpeshta e të rregullta për të arritur marrëveshjen finale.

 

Duke përmendur planin franko-gjerman, apo të BE-së, Kurti përsëriti se ai është një bazë e mirë për të vijuar diskutimet me Serbinë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re