Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka komentuar votimin e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.
Vuçiç në fjalën e tij ka thënë se vota e Kurtit në Shqipëri është një sinjal i përgjithshëm për të gjithë.
Ai pohoi se është e qartë për të gjithë botën, por edhe për ata se çfarë do të thotë Albin Kurti me votën e hedhur në Shqipëri.
“Ju po votoni në Shqipëri. Sinjal i mirë. Ju thoni se doni dëmshpërblime të luftës nga Serbia, ne e kuptuam se çfarë donit të thoni.
Ju thoni se do të ngrini një proces gjyqësor për gjenocid, megjithëse nuk mundeni sepse nuk jeni një shtet sovran, mbase përmes Shqipërisë, apo ndonjë vendi të tretë, ai mesazh është i qartë për ne,” tha Vuçiç.