Ditën e sotme kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i është vendosur një arkivol para zyrës së Qeverisë, raporton Gazeta Express.

Pas marrjes së postit të ri si kryeministër, Albin Kurti vazhdon të kritikohet nga opozita për punën e tij, kryesisht tek çështja e taksës.

Ditën e sotme para zyrës së Qeverisë, Kurtit i është vendosur një arkivol që simbolizon “varrosjen e premtimeve” të tij.

Ndërkohë, sot ka nisur seanca në Kuvendin e Kosovës e thirrur nga AAK-ja ku do të diskutohet për taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe, ku i pranishëm është edhe Albin Kurti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re